Zyra e BE-së në Kosovë: Deklaratat e Haradinajt nxisin urrejtje

Deklaratat e Daut Haradinajt për luftë nëse lideri i AAK-së ekstradohet në Francë, zyra e BE-së në Kosovë po i sheh si kërcënim për minoritetet.

Kjo zyrë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar deklaratat kërcënuese për komunitetet, të cilat sipas tyre nxisin urrejtje ndëretnike.

“BE dënon deklaratat kërcënuese ndaj komuniteteve dhe etnive të tjera. Ato nxisin gjuhën e urrejtjes te minoritetet, pengojnë pajtimin si dhe dialogun”, ka shkruar zyra e BE’së.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie i cili i ka cilësuar si të papranueshme.

Reagime të ashpra ka pasur edhe nga zyrtarët e Serbisë, të cilët kanë kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve ndaj këtyre deklaratave. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme