Policia e Kosovës arrestoi para disa ditësh njeriun kryesor të kontrabandës nga Serbia për në Kosovë, por kjo nuk ishte veprimtaria e vetme e Besim Zeqirit, i cili njihet me nofkën ‘Kaça’.
‘Kaça’ e mbante një restorant në veri që quhej ‘Simonida’, për të cilin u raportua se u sulmua me bombë para 9 ditësh, shkruan gazetametro.net.
Zeqiri e kishte marrë këtë restorant me qira nga serbi Zivota Miladonovic, i cili ka në pronësi ka edhe një pompë të karburanteve që është ngjitur me lokalin.
Ndërkohë, Metro mëson se ‘Kaça’ kishte marrë vajza nga Serbia dhe i kishte sjell në lokalin e tij për të vallëzuar dhe ushtruar prostitucion.
Sidoqoftë, Besim Zeqiri s’ka shpëtuar lehtë, pasi ndaj tij Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji, si i dyshuar për vepra penale.
Ndryshe, Metro në vazhdimësi ka raportuar rreth kontrabandës në veri dhe emri i të arrestuarit Besim Zeqiri është përmendur shpeshherë./gazetametro.net.