Fitimi i bankave arrin në 61.3 milionë euro

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se fitimi neto i gjithë bankave komerciale në Kosovë ka arritur në 61,3 milionë euro

Bankat komerciale në vend, të cilat kryesisht janë me kapital të huaj, po arrijnë të përfitojnë shuma të mëdha parash, derisa në anën tjetër kompanitë e sigurimeve në vend vazhdojnë të punojnë me humbje. Po ashtu sivjet profit kanë shënuar edhe Institucionet Mikrofinanciare, deri sa gjatë viteve të kaluara edhe këto thuajse kishin mbyllur vitin me humbje. Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga fillimi i vitit e deri më tash të gjitha bankat komerciale në vend kanë arritur të përfitojnë hiç më pak se 61,3 milionë euro.

Në raportin e BQK-së thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat totale të bankave kanë qenë 175,2 milionë euro, e ku nga kjo shumë 134,4 milionë euro janë të hyrat nga interesi. Ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet totale të bankave janë 114 milionë euro, ku nga kjo shumë 13,7 milionë euro janë shpenzime të interesit, derisa 72.3 janë shpenzime administrative.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet se gjatë kësaj periudhe kohore norma mesatare e interesit në kredi është 7,5 për qind, e ku norma mesatare e interesit për ekonomi familjare ka qenë8 për qind, derisa norma mesatare e interesit për kredi për ndërmarrje ka qenë 6,9 për qind

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme