Dëshmitë për vrasjet e shqiptarëve në Klinë paraqiten në gjykatë

Gjykata e Pejës gjatë ditës pritet të vazhdojë me trajtimin e dëshmive në rastin ndaj Milorad Zaiç, serbit nga Klina të akuzuar për krime lufte.
Procesi vazhdon pas deklarimit të Zaiç i cili në seancën e fundit kishte mohuar fajësinë.

Gjatë seancës së sotme gjykata do të trajtojë provat e prokurorisë të cilat pretendojnë të dëshmojnë vrasjen e civilëve shqiptarë dhe djegien e pronave të tyre.

Në tri faqe aktakuzë Prokuroria e Shtetit ka përshkruar situatën ku banorët serbë të Dushit të Klinës ishin përfshirë në përndjekjen e fqinjëve të tyre shqiptarëve gjatë qershorit ’98. Në fshatin e banuar me serbë dhe shqiptarë mbetën të djegur tre pleq dhe u vranë dy gra dhe dy burra.

Milorad Zaiç akuzohet se u përfshi në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për ushtrinë e duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Serbi që në atëkohë ishte 51 vjeç sipas aktakuzës jetonte në fshat së bashku me fqinjët shqiptarë, por situata kishte ndryshuar pas nisjes së luftës.

Më 19 qershor prokuroria pretendon se Zaiç nisi betejën e tij kundër fqinjëve shqiptarë.
Atë ditë, sipas aktakuzës, i pandehuri ishte parë nga fqinjët tek shkarkonte nga makina e tij Zastava armë, ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Shtëpia më pas ishte shndërruar në një bazë për forcat e ushtrisë dhe policisë nga ku nisi granatimi dhe koordinimi i sulmit ndaj fshatit Dush.

Nga këto sulme sipas aktakuzës mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit Zade, Osman dhe Haradin Marmallaku.

Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmallaku dhe Ismet dhe Bashkim Marmollaku.

Aktakuza ndaj Milorad Zaiç është ngritur së fundmi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme