Një person është arrestuar dje në Ferizaj, pasi e ka rrahur gruan dhe djalin e tij.
Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe më pas edhe djalin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe djalin e tije K/Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.