Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vetëvrasjes së Binak Gjergjajt në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vetëvrasjes së Binak Gjergjajt në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Gjergjaj që kërkohej nga SHBA-të lidhur me akuzat për vrasjen e gruas së tij, është gjetur i vdekur në banjon e dhomës ku isht duke qëndruar.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën Paraburgimit në Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, kanë thënë nga SHKK.
I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.
Gjergjaj akuzohej për vrasjen e gruas së tij më 2001 në SHBA. I njëjti ishte arrestuar në qershor të këtij viti në Kosovë.