Zgjedhjet e të dielës në Kosovë kanë prodhuar momente pikante, sidomos përsa u përket parashikimeve. Pavarësisht se dihej trendi ku mund të shkonin votat, dy personazhe mund të kenë dalë të zhgënjyer nga kjo ditë votimesh.
Përpara zgjedhjeve të 6 tetorit, analisti Baton Haxhiu vuri një bast: nëse PDK nuk do të fitonte, ai tha se do të mbyllte televizionin e tij. “Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin.
Ndërsa dje, kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.
Por edhe një tjetër personazh i njohur për shqiptarët, bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Dardan Molliqaj ka bërë një parashikim jashtë realitetit.
Pas shkëputjes nga Vetëvendosje, Molliqaj deklaroi se Vetëvendosje do të shënojë një rënie të fortë në zgjedhje.
Në dhjetor të vitit të shkuar, ai tha se partia e Albin Kurtit nuk do të fitojë as 32 deputetët dhe as Prishtinën. Sipas tij, nëse Vetëvendosje do ishte mirë në sondazhe, do publikonte rezultatin e tyre./Mapo