Skenat e kaosit mbizotërojnë në rrugët qendrore të Athinës në orët e fundit të lirisë, pasi të shtunën vendi do ti rikthehet izolimit të plotë, me qëllim frendimin e përhapjes së Covid 19 .
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga protothema.gr, dhjetra qytetarë qendrojnë në radhë për të bërë blerjet e tyre, pas lajmërimit të bërë nga ana e kryeministrit Mitsotakis.
Siç shihet në foto pas mbylljes totale në restorante , kafene dhe bare, njerëzit janë ulur në tarraca dhe stolat për të pirë kafen e tyre, dhe pse jo për të shijuar orët e fundit të lirisë.
Shumica e njerëzve mbajnë maskat e tyre, të tjerë shihen që ti mbajnë ato të ulura, edhe pse në fakt është shumë që të flasësh për respektimin e distancave. Greqia do të hyjë në një mbyllje tre javore e ngjashme me atë të Marsit, me përjashtimin se shkollat fillore nuk do të mbyllen, dhe do të vazhdojnë mësimin fizikisht.