Njeriu më i pasur në botë

36 thënie nga Bill Gatesi se si të keni sukses në jetë

Ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Bill Gatesi hyn tek të dytët.
Gates filloi të programonte kompjuterë kur ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi “Microsoft”-in me shokun e tij të fëmijërisë, Paul Allen, në vitin 1975, pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gatesi është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000 ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.
Bill Gatesi është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore.
1 – Suksesi është një mësues i mbushur me vese. Josh njerëzit e zgjuar të mendojmë se ata nuk humbin kurrë.
2 – Është mirë të festosh suksesin, por është akoma më e rëndësishme të nxjerrësh leksione nga dështimi.
3 – Është një moment fantastik për të hyrë në botën e biznesit, sepse biznesi do të ndryshojë më shumë në 10 vjetët e ardhshëm sesa ka ndryshuar në këta 50 vjet.
4 – Klientët e tu të pakënaqur janë burimi më i mirë për të mësuar.
5 – Rregulli i parë i çdo teknologjie të përdorur në një biznes është automatizimi i aplikuar për një funksionim efikas që do të lartësojë më tej efiçencën. E dyta është automatizimi i aplikuar për një operacion joefikas që lartëson joefikasistetin.
6 – Të gjithë kanë nevojë për një trajner, nuk ka rëndësi nëse je basketbollist, lojtar tenisi, apo lojtar bixhozi.
7 – Në biznes, ideja e matjes së asaj çfarë jeni duke bërë siç janë performance dhe kënaqësia e konsumatorit është gjëja më e mirë që mund të bëhet.
8 – Në ciklin tim mendor, ia kushtoj të paktën 10 % të menduarit rreth biznesit. Biznesi nuk është aq i komplikuar.
9 – Inteligjenca është një koncept i pakapshëm. Ka një mprehtësi të caktuar, aftësia për të absorbuar fakte të reja. Për t’i bërë ballë një situate. Një kapacitet për të kujtuar, një kreativitet i caktuar që lejon njerëzit të jenë të efektshëm.
10 – Mos e krahaso veten me asnjë në botë… nëse e bën, po fyen veten.
11 – Ne gjithnjë e mbivlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë në dy vjetët e ardhshëm, dhe nënvlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë në 10 vjetët e ardhshëm. Mos e lejoni veten të bini pre e mosveprimit.
12 – Mos e merrni të njëjtin vendim dy herë. Merrni kohë për t’u menduar për një vendim më të mirë, në mënyrë që mos të ktheheni sërish në çështjet e panevojshme.
13 – Teknologjia e informacionit dhe biznesi janë duke u bërë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme. Unë nuk mendoj se dikush mund të flasë në mënyrë kuptimplotë për një ,pa folur për tjetrën.
14 – Nëse do më duhet të thoja gjënë për të cilën ndjehem më mirë, ndodhet në revolucionin e softuerit, sepse ku do ku të shkosh nëpër botë, shkolla, spitale apo kopshte mund të shohësh që e përdorin kudo, ndahet kudo informacion.
15 – Nëse njerëzve u tregon problemet dhe zgjidhjet, ata do të vihen në lëvizje për të vepruar.
16 – Qoftë Google, qoftë Apple apo një softuer i lirë, kemi një konkurrencë fantastike.
17 – Për të fituar shumë, ndonjëherë duhet të rrezikosh shumë.
18 – Suksesi ynë është bazuar që në fillim nga partneriteti i mirë-zgjedhur.
19 – Një strategji e keqe do të dështojë pavarësisht se sa i mirë është informacioni, dhe një ekzekutim foshnjarak do të pengojë një strategji të mirë. Nëse i bëni gjërat në mënyrë të vakët, do të dilni jashtë biznesit.
20 – Njerëzit e biznesit duhet të heqin nga koka idenë se informacioni është i vështirë për t’u marrë.
21 – Vetëm pak biznese do të kenë sukses nëse kanë çmim të ulët, kështu që shumica do të ketë nevojë për një strategji që përfshin shërbimet e klientit.
22 – Konsumatorët kërkojnë cilësi të lartë me çmime të ulëta dhe ata e kërkojnë këtë gjë tani.
23 – Aftësia e një kompanie për t’u përgjigjur ndaj një ngjarje të paplanifikuar, e mirë apo e keqe, është treguesi i parë në aftësinë e saj për të konkurruar.
24 – Shpërblimi i denjë i dështimit – eksperimentimi.
25 – Nëse nuk e bëni mirë një gjë, të paktën bëjeni të duket sikur është mirë.

11 leksionet e jetës sipas Bill Gates

Bill Gatesi ka mbajtur një fjalim në një shkollë të mesme për leksionet e jetës që nxënësit nuk i mësojnë dot nga bankat e shkollës.
Rregulli 1:
Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.
Rregulli 2:
Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.
Rregulli 3:
Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të dyja.
Rregulli 4:
Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.
Rregulli 5:
Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi” në vend të pagesës më pak se të takon.
Rregulli 6:
Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.
Rregulli 7:
Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool” dhe të zotët jeni.
Rregulli 8:
Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!
Rregulli 9:
Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.
Rregulli 10:
Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.
Rregulli 11:
Silluni mirë me “budallenjtë”, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre. (“Tirana Observer”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme