Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Si pasojë e shpërthimit, qytetari me iniciale Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar, ndërsa banesa është përfshirë nga flakët.
Pas incidentit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit./GSH