Si është duke u zhvilluar fushata sa i përket zgjedhjeve lokale?
Faton Fazliu
Sa i përket fushatës të Lëvizjes BESA gjatë këtyre zgjedhjeve është një atmosferë e krijuar bukur mire, kemi mbështetje nga të gjitha anët. Kandidatët e Lëvizjes BESA priten shumë ngrohtë nga qytetarët gjithandej ku shkojnë nëpër Republikën e Maqedonisë, duke filluar që nga Likova deri në Strugë kandidatët e Lëvizjes BESA kanë mbështetje shumë të madhe nga qytetarët.
Mirëpo kemi parë edhe vizita të kryetarit të Lëvizjes BESA, respektivisht kandidatit për kryetar komunë të Tetovës, z. BilallKasami edhe jashtë shtetit të Maqedonisë. Mund të na flisni diçka me tepër lidhur me këto vizita?
Faton Fazliu: Kryetari i Lëvizjes BESA gjatë kësaj fushatë përveç takimeve që i ka pasur me qytetarët e Tetovës, gjithashtu ka pasur takime të nivelit më të lartë me përfaqësues të lartë të shteteve tjera të zhvilluara duke kërkuar kështu mbështetje dhe duke kërkuar përvoja nga më të ndryshmet që nesër ato ti implementojë edhe me menaxhimin e tij me Tetovën.
Tash së fundmi pamë edhe një kërcenim serioz që ju bë kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Sarajit z. Bashkim Bakiut. A është zbuluar ky rast nga kush ka ardhur kërcënimi dhe cilat janë masat që janë ndërmarrë nga organet e sigurisë, sepse vetë kandidati ka deklaruar se ai i ka venë në dijeni organet e rendit.
Faton Fazliu: Po mbrëmë kishim një rast të tillë. Por është shumë e thjeshtë përgjigjja kur e shohin që njerëzit dhe mbështetjen që gëzon Bashkim Bakiu në Saraj nga qytetarët, i ka kapur paniku dhe nga paniku mund të pritet çdo gjë nga ata. Por frikacakët këtë punë e kanë që të kërcënojnë ndërsa të guximshmit dhe të dijshmit mendojnë dhe veprojnë për popullin. Një gjë duhet ta kenë të qartë se kërcënimi ndaj kandidatit të Lëvizjes BESA në Saraj, z. Bashkim Bakiut, nuk është kërcenim vetëm ndaj tij por është ndaj një populli të terë. E kemi shumë të qartë se këto kërcënime dikur vinin me mbështetje të “Sashot” ndërsa sot vijnë me mbështetje nga “Verushevsket”, mirëpo duam të ju bëjmë një gjë të qartë se ata nuk e dinë se cila është fuqia dhe mbështetja e popullit që ka për BESËN. Andaj, e kemi një mesazh të fundit për këta që kërcënojnë në këtë mënyrë që ti mbajnë larg duart e pista nga të BESËS.
Thatë që mund të vijnë kërcënime nga ky lloj njerëzish që i potencuat. Dje në Reçicë të Vogël ishte edhe Lëvizja BESA në protestë kundër ardhjes së ZoranZaev në mbështetje të kandidates Teuta Arifi të BDI-së . A mos ndoshta kjo mund të lidhet në këtë formë që situata dhe fushata të merr një kahje tjetër?
Faton Fazliu: Lëvizja BESA vetëm ju bashkëngjit një iniciative qytetare duke kërkuar atë që ju takon qytetarëve të Reçicës atje dhe shpresojmë që kjo mos të jetë e ndërlidhur me atë por gjithçka mund të pritët në Maqedoni.
https://www.facebook.com/portalisakte/videos/745977022257676/