A do të bëhen bashkë LDK-VV para zgjedhjeve?

Analisti politik, Ramush Tahiri nuk beson se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do të hyjnë në një koalicion parazgjedhor, sipas tij, të dyja partitë politike fillimisht duhet të sprovohen me rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, dhe nëse atëherë kanë suksese ndoshta në të ardhmen mund ta qeverisin vendin.

“Nuk besoj ne koalicion parazgjedhor LDK-VV, njëherë duhet të sprovohen në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, nëse kanë sukses atëherë i krijojnë parakushtet për të bërë koalicion pas-zgjedhor dhe për të qeverisur vendin në periudhën e ardhshme.”, u shpreh Tahiri për ‘Gazeta Blic’.

Tahiri potencoi se koalicionet parazgjedhore nuk janë treguar të efektshme në të kaluarën, për shkak të dallimeve programore që partitë politike kanë pasur. Ai shtoi se LDK-VV ende nuk i kanë hequr dallimet dhe kundërshtimet nga e kaluara që të mund të bëjnë tashmë koalicion.

“ Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare nuk besoj në koalicionet parazgjedhore sepse nuk janë parimore e programore dhe as në rastin e Alternativës e as në rastin e Pacollit nuk u treguan të efektshme dhe të dobishme as për parlamentarizmin e as për partitë e mëdha partnere. LDK -VV nuk i kanë hequr dallimet e kundërshtitë nga e kaluara dhe lë për të dëshiruar uniteti j tyre kundër qeverisjes aktuale për të qenë bazë për një platformë të përbashkët veprimi”.

Ramush Tahiri

Kurse, ditë më parë të dy liderët e partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Kurti, ka bërë me dije se janë të gatshëm për  bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë.  Ai ka shtuar se Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme