AAK: 1 Tetori ‘97 – për shtet e universitet

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekal, ka thënë se 1 Tetori ’97 ishte dita kur u ndeshen “heshtat” e së drejtës në njërën anë dhe e shtypësve të regjimit të Serbisë në anën tjetër.

“Kjo ditë, para 19 viteve, ishte e mbushur plotë lavdi e rezistencë, sepse shumë vajza e djem në mënyrën më dinjitoze i qëndruan besnik Universitetit e shtetit të Kosovës. Të jesh i lirë e të edukohesh, janë dy nga të drejtat thelbësore për çdo kënd, që neve na u mohuan, për shumë e shumë vite, nga Serbia”, ka thënë Lekaj.

Rezistenca paqësore, demonstratat studentore, lufta e UÇK-së, ndihma e miqve të përhershëm, SHBA-së dhe aleanca me NATO-n ishin kombinimi me i fortë e më i pathyeshëm që ndërtuan rrugën për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
“Studentët do të duhej të protestonin në çdo përvjetorë të 1-Tetorit, në shenjë përkujtimi por edhe paralajmërimi që, kategoria me e rëndësishme e shoqërisë, nuk duhet anashkaluar në proceset e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës. Nderim kësaj datë! Lavdi të gjithë të rënëve për shtet e universitet”, ka thënë Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme