Abdixhiku: Nëse vendosi të hyjë në politikë, mund të ndodh të garojë kundër Shpend Ahmetit (Video)

Është detyrë e partive politike që ta artikulojnë pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë. Nëse në zgjedhjet e ardhshme opozita nuk arrin ta bëjë artikulimin e kësaj pakënaqësie që është akumuluar, atëherë është evidente se ka dështuar opozitarizmi në Kosovë. Kështu ka deklaruar në intervistën “Saktë” publicisti dhe drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.

“Ka një farë avazi të partive që të vazhdojnë me avazin strikt të politikbërjes siç e dinë ata, e që s’po prodhon suksese. Për këtë arsye un kam përkrahur gjithmonë ide të reja që mund të përkthehen në dy mënyra: ide të reja me iniciativa të reja politike që është e vështirë, ose ide të reja në partitë aktuale politike, pozitë dhe opozitë, duke reformuar partitë aktuale politike”, ka deklaruar ai duke shprehur zhgënjimin se në partitë ekzistuese mungon demokratizimi dhe nuk lejojnë të dalin në sipërfaqe individë që janë më të pëlqyer nga qytetarët.

Sipas tij, partitë kanë mbetur peng të populizmit duke u marrë me tema të mëdha duke anashkaluar problemet thelbësore në Kosovë si sistemi i arsimit, shëndetësisë, zhvillimi ekonomik, sistemi i drejtësisë etj.

Në rrethanat aktuale politike, një parti e re politike ka gjasa minimale. Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një partie të re politike.

Ai ka deklaruar se ndonëse nuk ka menduar të angazhohet në politikë, mund të ndodh që në vitin 2017 të jetë pjesë e politkës ndonëse, sipas tij, ka nevojë edhe më tej të ndërtohet masa kritike.

“Është pyetje që nuk mund të përgjigjem sepse nuk e kam menduar. Por nëse vendosi të hyj në politikë, hapi i parë që duhet bërë është pranimi i një grupimi politik që është në Kosovë dhe mundësia e futjes së ideve të reja”, ka thënë Abdixhiku i cili ka këmbëngulur se nuk do të futet asnjëherë në politikë për ta transformuar vetveten, por për të dhenë kontributin në gjendjen ekzistuese.

Abdixhiku nuk ka përjashtuar mundësinë që të garojë kundër Shpend Ahmetit pasi që nëse do të inkuadrohej në politikë në një parti të kundërt, atëherë garimi me të parin e Komunës së Prishtinës do të ishte i natyrshëm.

“Me Vetëvendosje! kam bindje të ndryshme sa i përket shumë elementeve. Një pjesë të madhe të tyre i konsideroj si njerëz të zotët, me qëllime të mira por jo gjithmonë qëllimet e mira sjellin rezultate të mira. Pra, nuk pajtohem si ekonomist me politikat ekonomike të Lëvizjes Vetëvendosje! Nuk pajtohem me mënyrën e të bërit politikë, pra kam dallime enorme me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket pikëpamjeve”, ka deklaruar Abdixhiku i cili ka thënë se do të donte të shihte një Lëvizje tjetër, e jo këtë që është tani. Të njëjtat bindje i ka shprehur edhe për PDK’në dhe LDK’në sa i përket pikëpamjeve të përbashkëta./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme