Abdixhiku: Autostradat mund të ndërtoheshin me fonde të BE, ndërsa buxhetin ta shfrytëzonim për shëndetësi, arsim dhe drejtësi (Video)

“Rritja ekonomike prej 3 % është produkt final i çfarëdo që është bërë në Kosovë. Kushdo që thotë se kemi bërë diçka matja përfundimtare është 3% dhe kaq është bërë, këtë rritje e prodhojnë politikat e deritanishme”, ka deklaruar eksperti i çështjeve ekonomike, Lumir Abdixhiku lidhur me pretendimet e Qeverisë së Kosovës se projektet kapitale siç janë ndërtimet e autostradave do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk duhet të ketë problem për ndërtimin e rrugëve sepse rrugët janë të domosdoshme në zhvillimin ekonomik, por ka problem nëse rruga financohet prej parave të buxhetit. Pra, i heq shëndetësisë, i heq arsimit, i heq drejtësisë dhe mbaron asfalt, atëherë do të kesh probleme me shëndetësinë, nxënësit, do të kesh probleme me gjykata… por edhe me afera korruptive njëkohësisht. I ke dëmtuar të gjithë sektorët qenësor dhe vital të shtetit për të mbaruar asfalt. Tani e ke asfaltin ndërsa nuk e ke asnjërin prej këtyre (shëndetësinë, arsimin, drejtësinë)”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku sipas të cilit Qeveria do të mund të priste dhe të përfitonte fonde të posaçme nga BE për ndërtimin e rrugëve.

“Ne do të duhej të ndiqnim, ndonëse tani është shumë vonë sepse kemi shpenzuar rreth 2 miliardë euro aq sa kanë kushtuar autostradat, është dashur të ndjekim modelin e vendeve të rajonit që tani marrin para nga BE për ndërtimin e rrugëve siç është rruga Nish – Durrës që është bë në marrëveshje mes Tiranës dhe Beogradit”, ka deklaruar ndër të tjera Abdixhiku.

Intervistën e plotë me Lumir Abdixhikun mund ta ndiqni në vegëzën e mëposhtme.

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme