Apel për ndihmë: 11 vjeçari, Xhevit Zeqiri ka nevojë për ndihmën tuaj

Xhevit Zeqiri, 11 vjeçar, nga Zhelina është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë që të dërgohet jashtë vendit për operacionin e dytë në zemër.

Xheviti, ky djalë krenar dhe luftëtar i vërtetë për jetën, kaloi operacionin e parë dhe çdo ditë bën betejë me sëmundjen që i rrezikon jetën.

Xheviti dhe familja e tij janë edhe në betejë me kohën. Për operacionin e dytë në zemër atyre ju duhen edhe 8800 € , një shumë që duhet ta kenë deri me 19 Janar 2018. Gjithsesi familja po bënë gjithçka por nuk po e arrin këtë shifër. Shoqata “Drita e Mërgimtarëve” do të donojë 3000€. Ju lutem kush ka mundësi të ofrojë ndihmë financiare të lajmërohet në këtë numër :‎+41 79 299 90 07

Të dashur bashkëvendas, bashkëatdhetarë dhe vullnetmirë , Ju lutem të bëhemi bashkë dhe të bëjmë shumën e kërkuar dhe Xhevitit ti japim mundësinë për t’a vazhduar betejën për jetën që aq shumë e donë.

Dhashtë Zoti deri me 19 Janar i mbledhim mjetet e nevojshme dhe dhashtë Zoti Xheviti operohet me sukses.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme