Banka Botërore i jep hua mbi 20 milionë euro Kosovës për bujqësi dhe blegtori

Një hua e re e Bankës Botërore prej 20.80 milionë eurosh do të ndihmojë në rritjen e të hyrave rurale në Kosovë përmes investimeve në sektorin e bujqësisë së vendit, veçanërisht në hortikulturë dhe blegtori.

“Bujqësia është sektor kritik për ekonominë e Kosovës, me një potencial të madh që të kontribuojë në rritjen e produktivitetit vendor, të konkurrueshmërisë në eksport, në krijimin e vendeve të punës dhe në uljen e varfërisë”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë, transmeton kp.

Kjo hua është kredi nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i grupit të Bankës Botërore, që është fond për vendet me nevojat më të mëdha zhvillimore. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionale me shkallë të interesit zero ose shumë të ulët dhe me periudha të gjata të kthimit. Huaja ka periudhë maturiteti prej 25 vitesh, përfshirë grejs periudhë 5 vjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme