Besataret protestojnë për 8 Mars

Sot, Forumi i Gruas i Lëvizjes – BESA në Tetovë, përmes një proteste simbolike e ka shënuar ditën e 8 Marsit. Më poshtë e gjeni deklaratën nga ky aktivitet i F. G. të Lëvizjes BESA:

“Të nderuara zonja, zonjusha, anëtare të Forumit të Gruas së Lëvizjes Besa dhe të gjithë ju aktiviste të respektuara. Falemenderit që sot jeni këtu e këtë festë ndërkombëtare e festoni ndryshe. Të qeta dhe dinjitoze jemi këtu që të shprehim pakënaqësitë tona ndaj shumë fushave që na tangojnë si femra, por edhe si popull i këtij shteti. 8 marsi në të gjitë botën shënon ditën kur për herë të parë femra ngriti zërin ndaj padrejtësisë ku edhe mbeti simbol për barazi, drejtësi që femrës ti jepet vendi i merituar krah gjinisë mashkullore. Fatkeqsisht edhe pse jetojmë në një shtet demokratik, jo vetëm ne si femra që jemi të anashkaluara, por poshtrohemi dhe nënçmohemi si komb, si shqipëtar edhe atë në shtëpitë tona, në vendin tonë të mëmësisë. Jo më larg se dje, ne festuam ditën e mësuesit, ditën e personave që ndërtuan themelet e ardhmërisë tonë. Por, fatkeqësisht gjuha shqipe akoma është e nëpërkëmbur dhe larg institucioneve të shtetit, edhe lufta e 2001 e cila erdhi si drita e një feneri, për ne që ishim përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese, nuk i solli asaj vendin e merituar në administratën shtetërore, por edhe pas 16 viteve ne akoma qëndrojmë nën hijen e diskriminimit, ne ende qëndrojmë në qoshet e shoqërisë në tokat tona. Andaj në këtë tubim dëshirojmë të kërkojmë dhe të shprehim pakënaqësitë tona: ne kërkojmë që femra të mbrohet dhe të përfaqësohet denjësisht në institucionet e shtetit, kërkojmë që femra të jetë vendim-marrëse në kuvend, kërkojmë që femra shqiptare mos të jetë vetëm nënpunëse e interesave partiake sepse ne akoma nuk e kemi haruar loken që ju vendosë prangat për rastin Monstra. Alternativë e gjithë kësaj nuk është dhuna, tensionet dhe konfliktet. Kjo është e papranueshme dhe në interes të askujt. Mirëqenia e këtij vendi është lidhur pa dyshim me aftësitë e udhëheqësve për të pranuar njëri tjetrin, sepse askush nuk mund t’i shpëtoj vërtetës së thjeshtë. Më lejoni që përmes një thënie ta përmbyll këtë deklaratë EDUKO NJË DJALË, KE EDUKUAR NJË INDIVID – EDUKO NJË FEMËR KE EDUKUAR NJË KOMB!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme