Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti me pagën më të madhe në histori

Ronaldo bëhet futbollisti me pagën më të madhe në histori.

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë.

Kësisoj, Ronaldo do të jetë i lidhur me Al-Nassr deri në verën e vitit 2025.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 37-vjeçari është bërë futbollisti më i paguar në histori.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë afro 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe marrëveshjen komerciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme