Punë e kryer: Ronaldo prezantohet te Al-Nassr

Cristiano Ronaldo prezantohet te Al-Nassr.

Merr fund ‘telenovela’ Cristiano Ronaldo, pasi sulmuesi portugez është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga Manchester United javë më parë, Cristiano Ronaldo më në fund është zyrtarizuar tek skuadra e re dhe ai ka ndërruar edhe kontinent.

38-vjeçari është futbollisti më i ri i skuadrës arabe Al Nassr, ku ka nënshkruar kontratë të re prej dy viteve e gjysmë.

Ka qenë klubi arab që ka zyrtarizuar portugezin i cili është prezantuar nga drejtuesit e klubit dhe ka marrë fanellën me numrin e tij të preferuar shtatë.

Ronaldo do të ketë trajner francezin Rudi Garcia, derisa bashkëlojtarë emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në Evropë si Vincent Aboubakar, Talisca, Luiz Gustavo, Alvaro Gonzalez apo David Ospina.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme