Dastid Pallaska: PDK- LDK bazohen mbi nevojën për të ndarë plaçkën

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, në emisionin “Personale të TV Dukagjinit, thotë se qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën”.

Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si njeri të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, derisa ka thënë se Hashim Thaçit po i duket Presidenca më e vogël se qelia e burgut.

“Ndarja e plaçkës është edhe parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale”, ka thënë ai.

Sipas tij, fakti nuk ka zhvillim ekonomik dhe asgjë pozitive, por vetëm emërim të partiakëve nëpër pozita, determinon se këto dy parti janë aty për të ndarë të mirat e pushtetit, pra “plaçkën që marrin nga ai dhe jo për ta zhvilluar shtetit”.

Pallaska ka folur në këtë intervistë për përpjekjet që të bëhet një subjekt i ri politik në vend.