De Ketelaere dejt Gjermanisë, ndërsa ylli i Bundesligës te Milani

Super shkëmbim: De Ketelaere në Gjermani, ndërsa ylli i Bundesligës te Milani.

Super shkëmbim, Milan sakrifikon De Ketelaere për yllin e Bundesligës.

Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.

Por belgu nuk e ka nisur mirë aventurën me Rosonerët, pasiqë në 29 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka gjetur përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe Rosonerët janë të gatshëm ta sakrifikojnë De Ketelaere.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e mesfushorit të Eintracht Frankfurt, Jesper Lindstrom.

Mesfushori danez po shkëlqen me Frankfurtin këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 4 asistime në 31 ndeshje të luajtura.

Lindstrom është mesfushor ofanziv, por mund të luajë edhe nga krahu i majtë i sulmit dhe Rosonerët do ta sakrifikojnë De Ketelaere, për të siguruar shërbimet e danezit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme