Skuadra e fundit në tabelëe ndalë me barazim Manchester Unitedin

Man United ndalet me barazim nga skuadra e fundit në tabelë.

Manchester United ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Premierligë.

Pas humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit (7:0), skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ndau pikët sot me Southamptonin, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” u mbyll baras dhe pa gola.

Vlen të theksohet se “Djajtë e Kuq” ishin me një futbollist më pak nga minuta e 34-të, kur nga ndeshja u përjashtua Casemiro.

Mesfushori brazilian u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas rishikimit të rastit me VAR.

Manchester United pas këtij barazimi ka 50 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë.

Southamptoni me 22 pikë është në pozitën e fundit (20).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme