Deputetët me dy pasaporta në xhep

Ju deputetët që i keni dy pasaporta në xhep (shumica i keni) nuk përjetoni telashet e qytetarit të rëndomtë dhe merreni me aprovime të Rezolutave të cilat nuk e kanë fuqinë e ligjit, por përmbajnë vetëm deklarime të “patriotizmit” verbal.

Të kesh një funksion në institucionet e reja demokratike të Republikës të Kosovës, sidomos të fituar nga vota e popullit, është nder por edhe më shumë përgjegjësi për fjalët e thëna e lëre më veprimet.
Është e vërtet se ma lehtë është të kritikosh se të veprosh nga vendi me përgjegjësi por edhe aty ekziston kufiri i arsyes së kritikës e sidomos a është ajo për procese pozitive në shoqëri apo ka qëllime të tjera.

Në çdo shoqëri demokratike, roli i opozitës është të hulumtojë gabimet e pozitës dhe ta bindë opinionin se alternative e tyre është më e mira dhe me këtë ta fitojë përkrahjen për votat në zgjedhjet e lira. Kjo është e drejta dhe mënyra e opozitës për ta marrë pushtetin.

Institucioni ma i lartë legjislativ të Republikës të Kosovës, Kuvendi nuk i përngjan funksionit që e ka, por ma shumë një klubit për debate ku luftohet dhe shfrytëzohet për t’i treguar opinionit kush ka më shumë merita për lirinë dhe pavarësinë. Deputetët kanë harruar se liria dhe pavarësia e fituar janë kusht për formimin e shtetit por edhe ma shumë për funksionimin dhe forcimin e tij. Pra, pse në mesin e tyre ka të tillë që sulmojnë dhe bllokojnë punën e institucionit tonë ma të lartë. Për ta bërë Kosovën Republikë populli ynë ka sakrifikuar me dekada në mënyra që cilat kanë diktuar në rrethanat, kundërshtimi paqësor, mbrojtja e pragut, UÇK, e tani në vazhdim është obligim që e njëjta të ruhet dhe në këtë drejtim të formohet dhe të ndërtohet shteti.
Partitë në pushtet kanë ma shumë përgjegjësi për ta bërë këtë, por edhe opozita e ka përgjegjësinë për veprimet e veta të cilat duhet të jenë në funksion të njëjtë.
Për këtë, te dy palët duhet të kenë konsensus për çështjet madhore të vendit, sovranitetit dhe strategjinë e kundërshtimit të politikës së Serbisë dhe bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare.

Por për këtë duhet vetëdija e lartë pozitës, e cila nuk mundet pa opozitë por edhe opozita e cila pa inat dhe pa lakmi për pushtet duhet të punojë për të mirën e qytetarëve në emër të cilëve po thirren të dy palët.
Kundërshtimi pa argument sjell huti në opinion, sidomos me rastin e dialogut me Serbinë. Kundërshtimi i dialogut, a do të thotë edhe humbja e përkrahjes të BE dhe SHBA? Me siguri nuk mendohet në këtë, por pse bashkë në grupin për dialog nuk janë pozita edhe opozita dhe pse bashkë nuk i përcaktojnë vijat e kuqe, dhe të shtrohen kërkesa nga ne. Ne jemi në pozicionin e mbrojtjes e në anën tonë kemi shumë obligime të cilat duhet të paraqitën: ku janë të zhdukurit, dëmet të luftës, pse bëhen arrestimet… Qytetari i rëndomtë e ka hallin e jetës normale, i duhet siguria, mbrojtja shëndetësore, punësimi, shkollimi i fëmijëve e sidomos liria e lëvizjes.

Për një vizë ambasadave u paguhen para të mëdha dhe ato nuk kthehen me rastin e refuzimit,
Por ju deputetët të cilët i keni dy pasaporta në xhep (shumica i keni) nuk përjetoni telashet e qytetarit të rëndomtë dhe merreni me aprovimet të Rezolutave të cilat nuk e kanë fuqinë e ligjit, por vetëm deklarime të “patriotizmit” verbal. Në vend të kësaj, ju duhet të uleni e të bëni strategji dhe konsensuse të nevojshme për të mirën e qytetarëve dhe forcimit të shtetit.

Pse t’iu ju besojmë ju deputetëve me dy pasaporta në xhep dhe pse jeni më patriotë nga të tjerët dhe më të brengosur për vendin tonë dhe pse vetëm ju jeni ata që nuk e lejoni faljen e territorit? Lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, të gjitha palët duhet t’i kenë argumentet, të kundërshtimit, të propozimit të komisionit shtetëror ose të mbrojtjes së marrëveshjes nga ai.
Vija e kufirit nuk është vështirë të vërtetohet, ekzistojnë hartat zyrtare. Refuzimi do të thotë pengimi i punës dhe pa përgjegjësi e atyre qe nuk pranojnë të jenë në komisionin ë formuar për verifikimin e kufirit.

Pse në këtë proces refuzojnë inkuadrohen zyrtaret e komunave te brezit kufitar?
Të gjithë ju që e keni dy pasaporta në xhep, lëreni diku të dytën, harroni që e keni dhe ndjehuni për një moment se jeni kosovar. Me pasaportën e dytë do të leni edhe privilegjet që ai po ju sjell (dalja jashtë Kosovës kur te doni, ikje nga ajri i ndotur dhe freskim ku të doni).

Lufta opozitës për pushtet është e kuptueshme, por me rastin tonë në Kosovë na duhet opozita e cila nuk e ka në vend të parë inatin dhe lakminë për pushtet por opozitë e cila kërkon nga pozita përgjegjësinë dhe të shtrojë pyetje pse nuk punon Këshilli socio-ekonomik dhe pse nuk përcaktohet paga minimale të punëtorëve, si do të punësohen sivjet 25000 punëtorë, pse kanë dështuar projekte të mëdha dhe të rëndësishme për zhvillimin e vendit,pse FSK nuk bëhet FAK dhe shumë e shumë pyetje të tjera.
(Autorja është kryetare e nderit të PSD –së dhe ish – funksionare LKJ-së në Kosovë)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme