EKSKLUZIVE : Zbardhet takimi sekret i partive politike në Tiranë: Ja kush nga partitë ishin në këtë takim!

Të prëmten e kaluar përfaquësuesit e të gjitha partivë politike në Kosovë kanë zgjedhur Tiranën, si një lokacion të mundshëm për t’u marrë vesh ndërmjet vete për procese të rëndësishme politike në vend.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se takimi ka ndodhur në hotel Plaza, ku bashkimin e dy blloqeve politike, pozitë- opozitë e ka ndërmjetësuar përfaqësuesi i shoqërisë civile, Naim Rashiti.

Sipas burimeve të Gazetës Blic në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të të gjitha partive.

15 orë më parëGazetari i njohur kosovar zbulon takimin sekret të partive politike të Kosovës në Tiranë

Nga PDK kanë marrë pjesë anëtari i Kryesisë Xhavit Haliti dhe nënkryetari, Elmi Reçica. Nga LDK ka marrë pjesë nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi.

Sipas burimeve të Gazetës Blic nga Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë pjesë deputetët Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.

“Nga AAK ka marrë pjesë nënkryetari Ardian Gjini dhe sekretari  Blerim Kuçi”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkaq, nga Nisma për Kosovën kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi, dhe sekretari  Bilall Sherifi.

Sipas burimeve të Gazetës Blic në këtë takim të ndërmjetësuar nga Naim Rashiti janë diskutuar të gjitha temat e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

“U diskutua për Asociacionin, Demarkacionin, Ushtrinë dhe për çështjen e zgjedhjeve. Kishte qëndrime të kundërta të të dyja palëve. Nuk u arritë asnjë marrëveshje, për asnjë nga këto tema. Të dyja palët kanë mbajtur qëndrimet e palëkundura”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, asnjë nga pjesëmarrësit e këtij takimi nuk ka pranuar që të flas për këtë çështje, me arsyetimin se janë marrë vesh që të mos flasin.

Gazeta Blic ka provuar që të flas edhe me Naim Rashitin, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar rreth këtij takimi me detaje të reja…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme