Korrupsioni në tendera/ SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Spak ka kërkuar 2.6 vite burg për Gëllçin, i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar i zbret në 1.8 vite burg.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po kështu Prokuroria e Posaçme kërkon për Alban Malavecin, Julian Tapian dhe Ervin Muraj dënimin me 12 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar bashkë me anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme