Gashi : Kosova s’mund ta padis Serbinë për gjenocid

Publicisti Shkelzen Gashi, një prej ish-themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka sqaruar se pse Kosova nuk mund ta padis Serbinë për gjenocid.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se, në vitin 2001, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se veprimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit mund të kualifikohen si krime kundër njerëzimit, e jo si gjenocid, dhe se GjND nuk e dënon Serbinë për gjenocid sepse kjo, mes tjerash, nënkupton dërmim të Serbisë pasi që gjenocidi nënkupton zhdëmtim, e format e zhdëmtimit zakonisht përfshijnë restitucionin, kompensimin, rehabilitimin, satisfaksionin dhe garancionet për mospërsëritjen e dëmit në të ardhmen, raporton Koha.net.

Ky është postimi i tij i plotë:

Presidenti Kosovës Hashim Thaçi paska deklaruar sot se populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë krimet dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Jam i bindur se kjo padi nuk do të ndodhë – edhe për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së – por edhe nëse ndodhë, Serbia nuk do të dënohet, mes tjerash, për shkak se:

A. Në vitin 2001 Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se veprimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit mund të kualifikohen si krime kundër njerëzimit, e jo si gjenocid, ngaqë, siç thotë vendimi i gjykatës “qëllimi i tyre nuk ishte shkatërrimi i plotë apo i pjesërishëm i grupit etnik shqiptar, por dëbimi i dhunshëm nga Kosova si rezultat i fushatës sistematike të terrorit, përfshirë vrasjet, dhunimet, djegiet e qëllimshme dhe keqtrajtimet e ndryshme”.

B. GjND nuk e dënon Serbinë për gjenocid sepse kjo, mes tjerash, nënkupton dërmim të Serbisë pasi që gjenocidi nënkupton zhdëmtim, e format e zhdëmtimit zakonisht përfshijnë restitucionin, kompensimin, rehabilitimin, satisfaksionin dhe garancionet për mospërsëritjen e dëmit në të ardhmen. Kategoria e fundit mund të përfshijë masat e tilla, siç janë vërtetimi i fakteve dhe shpalosja e tërësishme e të vërtetës, kërkimi i faljes, komemoracionet dhe nderimi i viktimave, sikundër dhe paraqitja korrekte e fakteve në tekstet e historisë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme