Giroud flet për të ardhmen e tij

Giroud shpreson të përfundojë karrierën në Milan

Olivier Giroud është i lumtur në ‘San Siro’.
Sulmuesi francez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023, por do ta vazhdojë më gjatë bashkëpunimin me ‘kuqezinjtë’.

Ai madje ka shprehur dëshirë që të përfundojë karrierën te kampioni në fuqi i Serie A.

“Dua të zgjas kontratën time me AC Milan. Tani jemi në bisedime për ta realizuar, ne jemi duke negociuar – shpresoj të përfundoj karrierën time këtu”, tha Giroud.

Bisedimet ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarit janë shumë të avancuara për marrëveshjen e re për Giroud.

Kujtojmë që sezonin që lamë pas ai kishte rol të rëndësishëm në fitoren e Scudetos.

Francezi në 29 paraqitje realizoi 11 gola dhe katër asistime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme