Haki Abazi: Asnjë ndërkombëtar nuk vjen të ta pastrojë bërllogun e shtëpisë tënde (Video)

“Në momentin që ka vdekur Rugova, kursi i shtetformimit të Kosovë është kthyer në përfitim të grupeve klanore tek dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK. Edhe pse mendoj se kjo në PDK ka filluar edhe më herët me involvimin e saj në Agjenciionin Kosovar të Privatizimit kur nisi privatizimi i tokave, fabrikave për njerëz të caktuar të cilët përfituan në mënyrë enorme nga ai proces duke kontrolluar asete të rëndësishme, por të cilat asessi nuk u vendosen në shërbim të zhvillimit ekonomik”, kështu ka deklaruar në intervistën Saktë Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor.

Ai tutje ka shtuar se në këtë fazë transitive të Kosovë, vazhdon pasurimi i skajshëm të lidershipit dhe njerëzve të afërt me politikën.

Mirëpo, ai është shfaqur optimist dhe i bindur se kësaj faze tranzitive të degradimit të shtetbërjes, do t’i vie së shpejti fundi

I pyetur lidhur me prezencën e faktorit ndërkombëtar dhe ndërhyrjet e tyre në politikbërjen në Kosovë, Abazi ka deklaruar se “askush nuk vjen të ta pastrojë bërllogun e shtëpisë tënde”.

“Askush nuk brengoset për Kosovën më shumë se sa që do të duhej të brengoseshim ne”, ka theksuar Abazi duke nënvijëzuar se ndërkombëtarët janë vetëm në funkcion të stabilitetit të një vendi, duke mos përjashtuar se përbrenda këtij përkufizimi ka edhe përfitime të jashtëzakonshme të grupeve të caktuara./Sakte.net

https://www.facebook.com/firstchannel/videos/1184894371578926/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme