Haki Abazi: Maqedonia do të ndahet nëse vazhdon të udhëhiqet nga VMRO – DPMNE (VIDEO)

Nëse Maqedonia do të qeveriset nga ata që e udhëhoqën deri më tani, atëherë ajo shkon drejt zhdukjes, kështu ka deklaruar në intervistën “Saktë” drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht njohës i çështjeve ndërkombëtare në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit, Haki Abazi.

“Mendoj se ka një platformë të përbashkët të faktorëve që duan ta shkatërrojnë Maqedoninë, kryesisht është tendenca e VMRO – DPMNE si një lëvizje bullgare, në kuptimin nacionaliste, pa një ndonjë definim të plotë të formës se si e sheh Maqedoninë si shtet funkcional. Ajo solli ikjen e mbi 625 mijë qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Abazi.

Sipas tij, VMRO – DPMNE ka qenë sabotuese me politika të saj ndaj vetë shtetit duke provokuar situata nga më të ndryshme me qëllim që të shkaktojë konflikt të ri ndëretnik.

“Një konflikt i ri do të bënte që Maqedonia të shkojë drejt shpërbërjes dhe ndarjes”, ka thënë Abazi, i cili ka shprehur mendimin se ky është edhe qëllimii i VMRO – DPMNE’së.

Ai ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë janë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve dhe treguan pjekuri duke ndëshkuar përmes votes përfaqësuesit e tyre politik dhe duke sjellë një konfiguracion të ri të forcave poltike.

Abazi ka thënë se LSDM i ka borxh shumë shqiptarëve dhe do të duhej ta dëshmonte në rast të qeverisjes duke hapur rrugën që shqiptarët në Maqedoni të jenë të barabartë në shtetformim si element kushtetues./Sakte.net

https://www.facebook.com/firstchannel/videos/1184894371578926/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme