“Haxhi pishmani” do të kthehet në krye të PDSH’së

Të shtunën në Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, ku do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së.

Kuvendi qendror i PDSH-së do të caktojë edhe datën e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Burime partiake për Gazetën Express thonë se në mbledhjet e deritanishme të degëve ku janë analizuar rezultatet zgjedhore, është refuzuar njëzëri pranimi i dorëheqjes së Thaçit, duke kërkuar që i njëjti të rikandidohet edhe një herë për kryetar të PDSH-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme