ILAÇI më i ri: Çokollata zbut kollën

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   10:15

Çokollata, posaçërisht e zeza, nuk është vetëm ëmbëlsirë e preferuar, por edhe ilaç efikas kundër kollës, konstatojnë ekspertët e Kolegjit Mbretëror të Londrës dhe “Spitalit Mbretëror Brompton”.

Dr. Peter Barns shpjegon që përbërës të caktuar mund të zëvendësojnë shumë ilaçe dhe shurupe dhe mund të përmirësojnë cilësinë e jetesës, sepse qëmoti është dëshmuar që çokollata e zezë nxit tajitje të hormonit të lumturisë.

Më efikasi në luftën kundër kollës është përbërësi teobromin, pothuajse trefish më efikas se “kodeina”, të cilën mjekët më së shpeshti e rekomandojnë, transmeton Telegrafi.

ç

Për dallim nga ilaçet sintetike, përbërësi natyral i çokollatës nuk shkakton efekte të padëshirueshme në sistemin kardiovaskular dhe në sistemin qendror nervor, që më së shpeshti shfaqen nëpërmjet përgjumjes.

Duke pohuar se teobromina është më efektive se shurupet në heqjen e ‘gërvishtjes’ së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se kodrina (e pranishme në shurupet kundër kollës) është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Edhe pse ky përbërës ndihmon si tek kolla akute po ashtu edhe tek ajo kronike, çokollata nuk është ilaçi i fundit, sepse simptomat kthehen porsa ta ndërprisni terapinë me çokollatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme