Intervista “Saktë” sonte me Adriatik Kelmendin: Institucionet të japin përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit (Video)

I ftuar në intervistën Saktë është publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi. Në këtë intervistë Kelmendi flet për vështirësitë me të cilën përballet gazetaria në përgjithësi. Po ashtu, analizon ngjarjet poltike në Kosovë.

“Nëse janë zgjedhur me votë, ne i kemi zgjedhur. Nëse kanë vjedhur vota, ne ua kemi mundësuar që t’i vjedhin ato vota, janë ata komisionerë”, ka deklaruar Adriatik Kelmendi lidhur me pushtetarët e Kosovës.

“Deklarata e Edi Ramës për Donald Trump ka qenë axhamillëku politik që mund ta bëjë dikush”, të tillë e ka cilësuar deklarimin e kryeministrit Edi Rama

Gjithashtu, Kelmendi ka bërë thirrje që të zbardhen sa më parë rrethanat e vdekjes së Astrit Dehari,

“Edhe nëse është vetëvrasje, edhe nëse dikush rrëzohet aksidentalisht (në burg) dhe humb jetën, dikush duhet të jap përgjegjësi sidomos në rastin që e bën ekstra të ndishëm. Astrit Dehari aty ka shkuar se dyshohej se ka bërë një veprim në emër të qëllimeve të tij politike”, është shprehur publicisti, Kelmendi.

Autori i një ndër emisioneve të parë debative në Kosovë, “Rubikon” ka shprehur edhe pikëpamjet e tij për mbulesën si dhe gjithashtu ka analizuar edhe zhvillimet në prag të zgjedhjeve në Maqedoni.

Intervista Saktë me autor Xhevdet Pozhari transmetohet çdo të premte në ora 22 :15 në portalin Sakte.net dhe First Channel. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme