Mimoza Kusari – Lila bën thirrje që të trajtohen dosjet e Pal Lekajt VIDEO)

Mimoza Kusari – Lila teksa ka folur për obligimet financiare që kishte Komuna e Gjakovës si rezultat i udhëheqjes së mëparshme, ka deklaruar se ato nuk kanë qenë investime të drejta dhe se ka qenë formë e gabuar e shpenzimit të parasë publike.

“Nuk mund të arsyetohet borxhi prej 6 milionë eurove dhe nuk mund të arsyetohet nisja e projekteve kapitale në vlerë prej 20 milionë eurove pa buxhet. Ne sot mund të shohim të gjithë endrra se si duhet të duket Gjakova, por nuk mund të ia lejojmë vetes si menaxherë të Komunës që të hyjmë në obligime financiare për mjete të cilat nuk i kemi dhe këtë realisht e ka bërë qeverisja e z. Lekaj”, ka deklaruar Kusari – Lila.

Kjo, sipas Kusari – Lilës, është shkelje e ligjit të financave publike dhe të gjitha këto janë raportuar në organet kompetente.

“Vlera e 20 milionë eurove të projekteve të nisura është bërë kryesisht në kohë fushate kur përfaqësues të atëhershëm të Komunës kanë kërkuar votën e qytetarëve të Gjakovës në shkëmbim të asaj vote me nisjen e projekteve dhe ata kanë qenë të detyruar të bashkëfinancojnë”, ka zbuluar në intervistën “Saktë” Mimoza Kusari – Lila.

Sipas saj, tenderët janë shpallur vetëm me vlerën që e kanë bashkëfinancuar qytetarët e Komunës.

“Qytetarët janë mashtruar dy herë. Herën e parë kur iu janë marrë mjetet dhe u është thënë se do të kryhet projekti dhe herën e dytë kur iu është marrë vota”, ka thënë Kusari – Lila, e cila për këto shkelje e ka drejtuar gishtin kah ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj.

Ajo ka bërë të ditur se për këto projekte të nisura pa mbulesë financiare janë dorëzuar kallëzime penale

“Kallëzim penal është dorëzuar edhe për transfer dhe kompensim të tokave që është bërë në formë të padrejtë dhe të jashtëligjshme midis zyrtarëve komunal, gjegjësisht avokatit të Komunës, ish drejtorit të pronës dhe personave të cilët kanë marrë pjesë në këtë shkëmbim”, ka thënë e para e Komunës së Gjakovës.

Ajo ka bërë të ditur se ish drejtori i pronës në Komunë aktualisht është kryeprokuror në Gjakovë, ndërsa avokati i Komunës është i suspenduar për shkak të disa aktakuzave në adresë të tij.

“Shumë dosje janë dorëzuar edhe në EULEX, mirëpo pas reduktimit të stafit të këtij misioni, dosjet janë kthyer në organet kompetente vendore, gjegjësisht organeve të hetuesisë”, ka thënë Kusari – Lila e cila ka apeluar që drejtësia t’i hetojë sa më parë këto raste.

Intervistën e plotë “Saktë” me autor Xhevdet Pozharin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme