Dislokimi i objekteve të lojërave të fatit, licencimi, vendosja e rregullave të reja dhe reklamimi i tyre ishin disa nga çështjet për të cilat deputetët paraqitën amendamente ndaj Ligjit për Lojërat e Fatit. Gjatë debatit, më i zëshmi ishte deputeti i të Majtës, Amar Mecinoviç, i cili kërkoi që ligji të jetë më i ashpër dhe të kufizojë sa më shumë funksionimin e bixhozit në vend. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Financave vlerësoi se teksti aktual i ligjit është optimal dhe nuk është tepër rigoroz, duke theksuar se në të ardhmen ekziston hapësirë për ndryshime dhe plotësime të mëtejshme.
“Unë dua të ju demonstroj kjo është lojë e fatit, ‘gurë letër gërshërë’ ku secili ka shanse të barabarta për të fituar, ky është kënd lojrash ku fëmijët mund të luajnë, ku nuk ka pasoja, pra e ndjekim logjikën e lojës, diçka që nuk ka pasoja. Kjo para meje është shahut, kjo është lojë e dijes dhe shabllonëve, po ashtu pa pasoja. Kjo të nderuar kolegë është kazino, ky nuk është vend i lojës, sigurisht s’është vend i fatit. Ne sot flasim për bixhoz, kjo është e vërteta, flasim për bixhoz. Njerëz për bixhoz po flasim, po shkatërrohen jetë, i nderuar zv ministër. Nuk doni të flitet se bixhozi është sëmundje. Të mos biem në kurthin e sjelljes së ligjit të Artan Grubit”, deklaroi Amar Mecinoviq, E Majta.
“Do të pranohen një pjesë e amendamenteve në debatin e sotëm për përmirësimin e ligjit. Është lehtë të sillet vendim të mos jenë askund, por çfarë do të ndodh më tej. E kemi shembullin me Shqipërinë, çfarë ndodhi me veprimin jolegal më pas. Në objektet jolegale dhe të ngjashme pastaj nuk ka aspak kontroll….40:46 Kjo është zgjedhje optimale e Qeverisë, në koordinim me ekspertët në Ministrinë e Financave, nuk them se është zgjidhja më ideale, por është i hap i guximshëm dhe i vërtetë që e merr kjo qeveri dhe kjo ministri, për fillimin e zgjidhjes së asaj për të cilën të gjithë pajtohemi, ta zgjidhim ngadalë atë impaktin negativ që ndodh në shoqëri“, tha Nikollçe Jankullovski, zv ministër i Financave./Alsat.mk.
The post Deputetët propozojnë ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit: Amendamente për licencimin, reklamimin dhe rregullat e reja appeared first on Alsat.



