Këshilltari për Politikë të Jashtme i presidentit të psazgjedhur amerikan Donald Trump, Walid Phares ka analizuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës, dhe argumentoi se e njëjta e drejtë, siç iu është dhënë shqiptarëve të Kosovës, duhet t’u jepet edhe serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në një analizë të publikuar në vitin 2007, sipas RTRS, Phares kishte theksuar se bashkësia ndërkombëtare gjatë luftërave të viteve ‘90-të njohu menjëherë të drejtën e shkëputjes së Kroacisë dhe Bosnjës-Hercegovinës, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes – pse kroatët dhe myslimanët mund të shkëputen nga Jugosllavia, pse serbët nuk mund të aplikojnë për të njëjtën gjë?
Phares pati theksuar se serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilët, në bazë të analizave të tij përbëjnë 31 për qind të popullsisë në vend u mohohet e drejta për shtetin e tyre, kurse shqiptarëve, të cilët përbëjnë 14 për qind të popullsisë së Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore u ndihmon për të formuar shtetin e tyre, transmeton lajmi.net.
Ai përfundon, se e njëjta e drejtë për vetëvendosje duhet t’u jepet serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, sepse kjo do të sigurojë një mundësi për pajtim të përgjithshme në Ballkan.
Phares theksoi se serbët kanë një problem të veçantë – të merren me aspiratat islame dhe të ndihmojë krijimin e një shteti mysliman në Evropë që çojë në forcimin e Al-Qaeda-s dhe botëkuptimin xhihadist.
Phares kishte paralajmëruar se Washingtoni dhe Brukseli duhet të jetë të mençur dhe të mendojnë për pasojat, në qoftë se autoritetet lokale në Kosovë shpallin pavarësinë. Pastaj ai thotë se e drejta për vetëvendosje për një popullin që e konsiderojnë veten grup i veçantë etnik duhet t’i parambushë dy kushte: që ata nuk janë të dëmshme për të tjerët dhe se kjo e drejtë nuk është keqpërdorur në emër të ideologjive totalitare.
Kur është fjala për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, Phares thotë se serbët në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë janë të padrejtë. Bashkësia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa Perëndimore menjëherë e njohu të drejtën e shkëputjes së dy republikave, por ishte edhe kundër të drejtës për vetëvendosje të serbëve brenda këtyre dy vendeve.
Pse kroatët dhe myslimanët nuk mund të shkëputen nga Jugosllavia, serbët nuk mund të aplikojnë të njëjtin ligj për sa i përket Kroacisë dhe Bosnjës?
Ai thotë se duhet trajtim i barabartë, nëse shqiptarët kanë të drejtë për vetëvendosje, të njëjtat të drejta duhet t’i jepen edhe serbëve në Bosnje.
PHares në analizat e tij pyet, pse duket se SHBA është vendosur automatikisht në njërën anë kundër një grupi të caktuar, pavarësisht nga argumentet e tij?
Në Bosnjë, thekson ai, serbëve i është mohuar e drejta e shkëputjes nga myslimanët e Bosnjës dhe serbëve të Kosovës i është të detyruar të pranojnë ndarjen e myslimanëve shqiptarë.
Sipas tij ndarja dhe shpërbërja e vendeve me sukses nga Ish-Jugosllavia dhe rritja e mbështetjes diplomatike myslimane mund të jetë shumë e dëmshme në vende të tjera në botë.
Phares në vitin 2007 kishte thënë se “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t’i shmangën gabimeve në Kosovë. Suksesi do të ishte i mundur, në qoftë se vetëvendosja e shqiptarëve në Kosovë ishte e barabartë me vetëvendosjen e serbëve në Bosnje”.