Njësia Speciale e Kosovës ka kryer një operacion në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës.
Në mëngjesin e sotëm, janë ndaluar tre persona në veri të Mitrovicës, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në janar të këtij viti. Policia e Kosovës i tha lajmi.net se personi i katërt i ndaluar është për shkak të pengimit që i ka bërë zyrtarit policor.
Zëvendëskryeministri serb, Igor Simic ka konfirmuar aksionin duke njoftuar se persona e arrestuar janë Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Marko Rosiq dhe Sasa Curçiq.
Simic kërkoi që të arrestuarit të lirohen menjëherë dhe të kthehen te familjet e tyre, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që katër serbët të arrestohen.



