Policia e Kosovës pas një aksioni mëngjesin e sotëm ka arrestuar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq. Por, siç mëson Metro, ky aksion u zhvillua edhe për arrestimin e Milan Radojcic.
Radojcic edhe pse nuk mban asnjë post publik, ai llogaritet të jetë lideri real i veriut të Kosovës, e madje edhe flitej se ishte personi që kishte dhënë urdhër për vrasjen e liderit liberal serb, Oliver Ivanovic.
Përveç Radojcic i cili iku, në pranga kanë mbetur Marko Rosic, Nedeljo Spasojevic dhe Dragisa Markovic.
Ndryshe, tensionet në veri janë shtuar së fundmi pas vendosjes së taksës prej 100% nga Kosova ndaj shtetit serb. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident, por përfaqësuesit e shteteve po japin deklarara të ashpra.



