Kim Mehmeti: Jetojmë në kohë kur politikanët hajdutë nuk turpërohen kur vjedhin, por edhe të qortojnë nëse i kritikon

3 Pyetje për Kim Mehmetin
Kim Mehmeti thotë gjëra të rëndësishme, edhe pse ‘të lezetshmet’ kapin titullin. Një ndër gjërat e rëndësishme që thotë është se në Shqipëri qeveria është zhytur në krim sepse është zhdukur gjykata publike.

Politiko: Rexhep Qosja tha në një intervistë se akuzat për ish-ministrin e Brendshëm janë trillime dhe se krerët e opozitës duhet të mbyllin gojën…
Kim Mehmeti: Nuk mundeni ju të parave, nga kuleta e hajnisë t’i ndërtoni vetvetes përmendoren e lavdisë. Njeriu duhet të zgjedhi: o do i takojë kuletë e hajnisë, o do i takojë përmendorja e lavdisë. E keqja e shoqërisë shqiptare është se i përfshin edhe intelektualët e pavarur, që i duan të dyja së bashku.

Politiko: Rexhep Qosja tha në një intervistë se akuzat për ish-ministrin e Brendshëm janë trillime dhe se krerët e opozitës duhet të mbyllin gojën…
Kim Mehmeti: Ne që mbahemi si mendimtarë kinse të pavarur, në të vërtetë mundohemi të mbulojmë dicka që është e vërtetë në shoqërinë shqiptare. Në shoqërinë shqiptare nuk është se vetëm politikanët u korruptuan, u korruptuam të gjithë ne. Dhe kështu, përderisa politikani e mbron, me të drejtë, dhe duhet ta mbrojë partinë e vetë, ne të pavarurit gjithashtu e mbrojmë partinë tonë. Ne kemi partitë tona, sadoqë ndonjëri mundohet ta mbulojë, dhe këtu është fatkeqësia e shoqërive tona, që nuk kemi korrigjues të partive. Kështuqë, ne kemi mendimtarë të pavarur të cilët mendojnë se krimineli, keqbërësi i partisë së tyre nuk është keqbërës, por është vetëm ai i partisë kundërshtare. Derisa është kështu, ndodhin absurdet që na ndodhin: gjithmonë keni mbrojtës të njërës palë dhe të tjetrës, siç edhe keni sulmuesit. Dhe vazhdon një garë nëpërmjet asaj se kush do arrijë të realizojë të pamundurën: që t’i takojë edhe lavdia edhe hajnia. A ka një rregull në këtë botë? Nuk mundeni ju të parave, nga kuleta e hajnisë t’i ndërtoni vetvetes përmendoren e lavdisë. Njeriu duhet të zgjedhi: o do i takojë kuletë e hajnisë, o do i takojë përmendorja e lavdisë. E keqja e shoqërisë shqiptare është se i përfshin edhe intelektualët e pavarur, që i duan të dyja së bashku. Të dyja së bashku nuk shkojnë. Kjo nuk ju shkon as akademikëve. Këtë nuk mund ta realizojnë as akademikët, as shkrimtarët me shumë libra. Kjo realizohet vetëm me mendim të qartë, me qëllim të qartë, me parime të qarta, me standarde të qarta. Standarde që vlejnë edhe për hajdutin tënd, edhe për hajdutin kundërshtar.

Politiko: Ky anim i zotit Qosja, po e quaj anim edhe duke e ditur se ndoshta mund të abuzoj, sipas meje ka qenë i dukshëm. A mendoni edhe ju kështu, a ka patur një anshmëri politike në vijimësinë e deklaratave të tij, që herët?
Kim Mehmeti: Duhet të jeni mbi mesataren idiot dhe mbi mesataren i verbër që të mos i vëreni. E dini deri ku shkon arroganca te ne? Ndonjëri do që t’ju bëjë aq budalla sa ju thotë “Shih, unë këtë përkrah, ky është i miri. Ai i yti është i keq.” Dhe nuk diskutojmë. Dhe kjo është ajo çka është ofenduese për mendjen e shëndoshë, sepse unë nuk kam kurrgjë kundër simpative të dikujt, sepse dhe unë kam të miat, mirëpo simpatia apo bindja jote se njëri është më i mirë se tjetri, shkon deri aty sa ti nuk më përbuz mua me qëndrimin tënd, dhe nuk më shpall budalla vetëm se unë përkrah timin. Nëse unë të lejoj ty ta mbrosh hajdutin tënd, mos ma moho të drejtën që dhe unë të mbroj hajdutin tim. E keqja jonë qëndron edhe te fakti se te ne të gjitha shtresat u korruptuan, dhe ne funksionojmë sipas parimit “hajduti që vjedh të tjerët dhe më jep mua, nuk është hajdut. Hajdut është vetëm ai që më vjedh mua.” Pra, ne këtu kot i fajësojmë politikanët. Sikur ne të ishim aq të mirë sa themi se jemi, ata nuk do të guxonin të bënin këtë që bënin. Por ata në një farë mënyre na përdorin si jorgan me të cilin mbulohen. Dua të them edhe këtë. Kjo që ndodh tani me z. Tahiri ka një qëllim tjetër…që ai rast të shuhet, të mbulohet. E tani kërkon emra, të famshëm, që të thonë se “kjo nuk është kurrgja”. Dhe kështu mëkati ynë është edhe më i madh, sepse ne marrim pjesë në pranimin e hajnisë si diçka të rregullt. Nëse mund të vjedhësh dhe nuk shkon në burg, ti e ke kryer suksesshëm punën tënde. Nëse je i pafytyrë dhe mund të dalësh në ekran, e të gënjesh, mos të të vijë turp (je në rregull). Ne kemi shkatërruar edhe gjykatën më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, e cila quhet gjykata publike. Ne nuk kemi më turp, as nga fjala publike, as nga vepra publike, as nga përgjegjësia publike. Te ne ka filluar të funksionojë sistemi “çdo gjë që mund ta bësh, dhe që s’ta skuq faqen bëje se nuk përgjigjesh.” Kjo është ajo më e turpshmja, dhe është një turp që e kemi ndërtuar edhe ne që mbahemi se nuk jemi partiakë, që nuk përtojmë nga partia. Dikush duhet të na pyesi kush na i boton librat, kush na i financon gjithë ato botime, kush na jep honorare nga 100.000 euro, dhe do dali në sipërfaqe se deri ku shkon simpatia jonë. Se dhe simpatia jonë ka të bëjë me lekun, jo me ideologjinë. Në thelb, edhe ne ‘të pavarurit’ nuk përkrahim idealin, përkrahim xhepin tonë. Gjithë loja është këtu. Në shoqërinë shqiptare ka ndodhur tragjedia më e madhe: Leku është perëndi e drejtë dhe e mirë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj nuk bën, prishet. Nëse ti ma ndërpret mua lekun, e merr veten në qafë se do të të kritikoj.

Politiko: A i keni ndjekur zhvillimet: me përgjimet italiane, Habilajt, Tahirin…? Çfarë mendoni, duke patru parasysh edhe atë që ju cekët më lart zhdukjen e ‘gjykatës publike’, a e shpjegon kjo këtë infiltrimin e shtetit nga krimi dhe të krimit nga shteti? A është koha vetëm për reflektim, apo kërkohet aksion…nga vjen rrugëdalja?
Kim Mehmeti: Në shoqëritë shqiptare nuk zgjidhen gjërat “pa revolucion”, se tek ne është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, të kuptosh nëse e kontrollon krimi shtetin apo politika krimin? Nëse e vëreni, ky ku është fshirë. Dëgjo, sikur rasti Tahiri të jetë veç një trill, në botën normale kur një ministër, sidoqoftë apo çfarëdoqoftë, ndërlidhet me një grup kriminal, ai nuk bëhet arrogant dhe të dali dhe t’i thotë publikut “do ta shihni ju çfarë do bëj unë”, por ai jep dorëheqjen dhe hesht. Ai nuk është Kim Mehmeti, qytetar i thjeshtë, që u përfol se u takua me ca mafiozë. Por, ai është funksionar. Makina e tij u përfol se është makinë transportuese e mafiozëve dhe kurvave. Ju nuk mund ta merrni këtë si diçka normale, që ndodh…e shita unë makinën dhe ndodhi. Mua më intereson edhe fenomeni. Si erdhëm ne deri këtu? Që Kimi të mos ketë turp kur i thonë “shiko se dyshohesh se ke vjedhur në kafenenë ku ishe ulur”. Bile jo vetëm që nuk më vjen turp, por edhe të qortoj, të mbaj leksione morali se si mundesh ti të më gjykosh. Aq më shumë kur ka njerëz që thonë “po, e pamë kur mori pjesë në të”. Ne e kemi shtyrë kurin e asaj çka do të të thotë përgjegjësi publike, se ti nuk je qytetar i thjeshtë.Ty të paguaj unë dhe unë s’të paguaj për hajdut, të paguaj për ministër, që janë dy gjëra të ndryshme. Kur ti i ngatërron këto dy punë, qoftë edhe rastësisht se s’ke qenë aq i kujdesshëm, duhet të më përgjigjesh. Gjërat janë të qarta, por mendoj se ne i komplikojmë, se nuk përballemi dot me to. Kërkon guxim të përballesh me to. Ne shumë herë na shkojnë për shtat njerëz të tillë se themi “shikojini, edhe ata si ne janë, s’janë fare më të mirë”, se sa të kërkojmë një standard dhe të themi që “kjo me ne nuk shkon.” Ju keni një qeveri për të cilën itet dhe itet haptazi. Le të jetë trill, por nuk guxon të itet. Sepse ka dallim midis qeverisë dhe shtëpisë publike. Dihet çfarë mund të itet për shtëpinë publike, çfarë flitet për qeverinë. S’mund të flasësh për kurvëllik kur flet për qeverinë, siç nuk mund të flasësh për sundim të shtetit kur et për shtëpinë publike. Te ne janë ngatërruar këto gjëra. Për cilindon institucion të flasësh mund t’i thyesh të gjitha standardet dhe nuk gabon shumë. Se ke kurvni aty ku nuk duhet të kesh dhe ke drejtim të shtetit aty ku s’duhet të kesh. Se del ndonjëherë që shtëpia publike e drejton shtetin. Këto janë ato ngatërresat e mëdha më të cilat duhet të përballet shoqëria shqiptare. Nuk dua të jem gjykues dhe të them “mos fol ti”, por kur ne asim dhe përdorim shabllonin e gjithë këtyre të tjerëve, atëherë më mirë të mos asim fare, sepse bëhemi pjesëtarë të këtij mëkati të madh. Kur këtij populli i hidhet një bombë tymoset e gjithë shoqëria shqiptare, asgjë nuk shihet…gjithë kohën na imponohet një pamje e rrejshme. Politiko.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme