Kompania franceze pajtohet të blejë Opelin nga General Motors

Grupi francez PSA është pajtuar me General Motors për të blerë Opelin, raporton Reuters.

Bordi i PSA-së, të cilët prodhojnë veturat Peugeot dhe Citroen, kanë aprovuar marrëveshjen, ndërsa sipas burimeve të reuters këtë do ta bëjnë të ditur të hënën, transmeton koha.net.

Ndërsa nga PSA Group dhe Opel nuk kanë pranuar që të komentojnë për këtë.

Dy prodhuesit e veturave, të cilët tashmë kanë të përbashkët disa linja të prodhimit në aleancën ekzistuese europiane, kanë konfirmuar gjatë muajit të kaluar se ata janë duke negociuar një blerje të plotë të Opel dhe Vauxhall nga Grupi PSA që është me bazë në Paris, duke shkaktuar shqetësime rreth shkurtimeve të mundshme të vendeve të punës.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme