Kosova 172 ditë pa qeveri: Belgjika dhe Somalia mbajnë rekordin

Në zemër të çdo demokracie moderne është ideja se liderët janë të zgjedhur për të qeverisur. Por, ishte viti 2018 ai që na mësoi se në fakt nuk ishte bash kështu dhe se duhej shtruar pyetje nëse përnjëmend na duhen politikanët?

Para disa vitesh, Irlanda e Veriut e gjeti veten pa qeveri, pasi Martin McGuinness dha dorëheqje për shkak të një përplasjeje mbi skemën e energjisë.

Partitë nacionaliste dhe ato unioniste nuk mund të pajtoheshin që të qeverisnin vendin, përcjell Periskopi.

Buxheti shtetëror duhej të imponohej nga Londra dhe vendimet e ditëpërditshme kryhen nga shërbyesit civilë.

Edhe pse një situatë e tillë mund të duket e jashtëzakonshme, në fakt nuk është. Mungesa e lidershipit politik nuk ka shkaktuar një kolaps në shërbime publike dhe njerëzit mund të bëjnë punët e tyre fare normalisht.

Edhe Gjermania nuk kishte pasur qeveri për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të fundit ku partia e kancelares Merkel megjithëse doli e para humbi shumë pikë.

Ndërkohë, Belgjika mban rekordin për periudhën më të gjatë të vendit pa qeveri në vitet 2010-11 ke 589 ditë vakuum deri tash. Krahasuar me Kosovën, shkruan Periskopi, që deri tash ka arritur në 172 ditë pa qeveri efektive (që nga 19 korriku kur dha dorëheqje Haradinaj).

Spanja i kaloi 10 muajt e parë të vitit 2016 në një situatë të ngjashme, me socialistët që thjesht votuan sa për sy e faqe për t’i lejuar konservatorët që të formonin një qeveri të pakicës. Por, tash edhe vetë socialistët u përballën me të njëjtën situatë pasi i fituan zgjedhjet.

Nuk është e zorshme të gjesh shembuj edhe jashtë Evropës.

Somalia nuk kishte qeveri për 15 vjet.

Megjithatë, kjo situatë nuk është aq dramatike si format e tjera të dështimeve demokratike.

Në Shtetet e Bashkuara, ndaljet e qeverisë ndodhin periodikisht, dhe çojnë në mbylljen e muzeve, mosdhënien e pasaportave, e të tjera.

Në raste tjera të krizave kombëtare, vendet mund të vendosin madje edhe “qeveri teknokratike”, siç kishte bërë Italia me Mario Montin mes viteve 2011 dhe 2013.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme