Kosovarët marakli të veturave super luksoze: Në një parking shihen 4 vetura që kapin shifrën e 500 mijë eurove (VIDEO)

Kosovarët shumë shpesh po e vërtetojnë që janë marakli të veturave të mira dhe të shtrenjta, ku lloje të tilla nuk po mungojnë në rrugët e vendit.


Sot në parkingun e një qendre tregtare janë parë të parkuara katër vetura super luksoze, ku secila prej tyre është më e shtrenjtë se tjetra. Bëhet fjalë për një Bentley, një Ferrari dhe dy Porsche.

Të gjitha këto vetura kanë tabela të regjistrimit RKS, gjë që fakton se pronarët e këtyre veturave janë kosovarë.

Çmimi i një Bentley Continental GT sillet afër 150 mijë euro, i Ferrarit afër 200 mijë euro, ndërsa dy Porschet po ashtu kapin çmimin e 200 mijë eurove.

Këto çmime e dëshmojnë edhe një herë që kosovarët janë të flakët pas makinave luksoze.

Më poshtë mund t’i shkoni pamjet:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme