Kot e kemi, në Maqedoni shumë thellë ka depërtuar helmi antishqiptar!

Kim Mehmeti

Nuk e kuptoj pse partitë shqiptare të Maqedonisë kaq janë ‘frikuar’ nga kritikat lidhur me platformën e tyre të përbashkët të nënshkruar në Tiranë!? Dhe u lodhën duke u arsyetuar, por duke mos e thënë më të rëndësishmen: qëllim parësorë i kësaj platforme ishte shpëlarja e BDI-së nga gjitha mëkatet e saja nga e kaluara dhe, hapja e rrugës që kjo parti t’i fillonte negociatat për koalicionim qeverisës me VMRO-DPMNE’në, për çka edhe mandatarit të kësaj partie maqedonase, fare nuk i pengoi kjo platformë! Pastaj si është e mundur që këta alamet politikanë shqiptarë, që lëvdohen se do i zgjidhin problemet e popullit, të mos e kenë kuptuar se në Maqedoninë e sotme, nuk mbrohen as interesat shtetërore, as ato etnike, por mbrohet fati politik i kriminelëve të deridjeshëm të regjimit DPMNE-BDI, fati i atyre që e sollën vendin buzë greminës, e që sot janë të gatshëm që krimet e veta, t’i shpërlajnë edhe me gjakun tonë! Dhe si është e mundur të mos e kemi kuptuar se, sikur të mos ishte kjo platformë, qarqet antishqiptare do gjenin dhjetëra ‘platforma’ tjera, që ta shfrynin antishqiptarin e tyre, e ta pengon formimin e qeverisë që do i rrezikonte me burg hajdutët dhe kriminelët, që na sollën këtu ku jemi sot!

Më në fund, si nuk e kuptuam njëherë e përgjithmonë se Maqedonia është së tepërmi e helmuar me antishqiptari, se ne s’kemi si e mbrojmë atë nga maqedonasit që nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët, nga ata që jo njëherë kanë treguar se jo vetëm godinën e Kongresit të Alfabetit, që disa herë me radhë e demolojnë, por do kishin kallur e djegur çdo gjë shqiptare në Maqedoni, ashtu siç kallën e dogjën çdo gjë shqiptare në Manastirin e vitit 2001!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme