Lirohen shoferët e MPJ-së të ndaluar në Greqi për librat shqip

Dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që u ndaluan më herët nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe, janë lënë të lirë.

Lajmi i lënies së tyre të lirë konfirmohet nga Ministria e Jashtme. Më herët vetë autoritetet greke njoftuan arrestimin, raporton TopChannel.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Burime lokale i thanë Top Channel se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundërvajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme