Një i lënduar rëndë pas një përleshjeje të armatosur në Vushtrri

Policia e Kosovës bën me dije se dje në Vushtrri, rreth orës 12:00, ka ndodhur një përleshje e armatosur mes tre personave.

“Tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, si pasojë e një mosmarrëveshje, janë përleshur mes veti, duke përdorur armë zjarri, thika dhe mjete tjera të forta”, njofton Policia, raporton Koha.net.

Në vend të ngjarjes, sipas PK-së, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe dy thika.

Ndërkaq, të dyshuarit, si pasojë e lëndimeve, janë dërguar në QKUK, dhe njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe vazhdon tretmanin, kurse dy të tjerët, pas pranimit të ndihmës mjekësore, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme