Lutfi Dervishi: Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar!

Nga Lutfi Dervishi

1. Pershtajta me natyrën
Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta përshtatnin Shkumbinin me projektin e tyre. Sot po bëjmë të kundërtën.

1. Porti historik i vendit
Grekët dhe romakët nuk e zgjodhën rastësisht Durrësin. Epidamni-Dyrrahu ishte port i rëndësishëm që nga shekulli VII p.e.s. dhe më vonë u bë pikënisja e rrugës Egnatia. Durrësi lindi e u rrit si qytet prá prej portit. Sot, ne po e çmontojmë atë.

1. Të moçmit ndërtonin në kodra.
Mjafton të shohësh shpërndarjen historike të vendbanimeve: kodra, shpate, tarraca natyrore e vende të mbrojtura. Poshtë liheshin tokat pjellore dhe zonat që përmbyteshin. Në kodër ishe i mbrojtur, me ajrim të mirë e kullim natyror. Sot ku gjejmë shesh, bëjmë përshesh.

1. Lumit nuk i merrej prona.
Fushat aluvionale janë krijuar pikërisht sepse lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë depozituar sedimente gjatë shekujve. Kur i grabit pronën lumit, një ditë ai do ta marrë, pa të njoftuar dhe pa të paraqitur certifikatën e pronësisë.

1. Urat shekullore
Ura e Mesit mbi lumin Kir është shembull i shkëlqyer: 108 metra e gjatë, me 13 harqe. Harqet nuk ishin dekor; ato lejonin kalimin e lirë të ujit kur rriteshin prurjet. (Urat u ndërtuan pa tender!)

1. Qytetet e dinin çfarë ishte hija. Orientimi i ndërtesave, oborret, pemët, muret e trasha dhe materialet natyrore ishin përgjigja ndaj klimës përpara se të shpikeshin kondicionerët. Edhe kur planifikohej kryeqyteti në shekullin e kaluar, arkitektët kishin parasysh korridoret e ajrit dhe lëvizjen e Diellit. Sot kemi lagje që nuk shohin kurrë dritë, ku betoni po i merr frymën qytetit.

2. Toka si pasuri
Nga veriu në jug, toka bujqësore trajtohej si pasuri e rrallë, jo si territor ndërtimi. Pa ekskavatorë e pa betonarme, njerëzit vëzhgonin me kujdes ku kalonte lumi, ku rrëshqiste mali, nga frynte era dhe ku ishte toka më pjellore.
Sot kemi teknologji shumë më të zhvilluar se romakët, bizantinët e osmanët, por po shkatërrojmë të vetmen vatër që kemi për të jetuar.

The post Lutfi Dervishi: Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme