Kabineti i Nikoliç: I plotësojmë kushtet e BE’së, por nuk e njohim Kosovën

Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e BE’së për anëtarësim ne do t’i plotësojmë, ka thënë këshilltari i Presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, duke komentuar në një takim me zyrtarët e qeverisë gjermane, ku u kërkua qartësimi i çështjeve me Kosovën para anëtarësimit të Serbisë në BE

“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Serbisë nuk do e shkel atë. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia i plotësohen kushtet për hyrjen në BE, por nuk e njohim Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Pak për Vecernje Novosti, transmeton Express.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, çdo gjë duhet të qartësohet për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës para anëtarësimit në BE duhet të jenë ligjërisht të detyrueshme të normalizohen.