McLaren prezanton hiper-veturën e re më 10 dhjetor

Pasuesi i modelit P1 do të jetë McLaren më ekstrem deri më tani, që mund të vozitet legalisht në rrugë publike, dhe pas premierës së dhjetorit në internet, do të shfaqet së pari në publik në garën e veturave në Gjenevë, në mars 2018.

Modeli i ri që i përket familjes së McLarenit, i quajtur Ultimate, tani është nën etiketën P15, transmeton ksp. Prodhuesi britanik gjithashtu lëshoi dy foto teaser para prezantimit të kësaj makine, duke paraqitur detajet e kronometrit LED.

Image

Nuk ka ende informacion zyrtar për sistemin e vozitjes, por pritet që P15 do të përdorë motor 4.0 twin-turbo V8 që drejton McLaren 720S, me asistencën e mundshme të një motori elektrik që së bashku me benzinë do të përbënin motorin hibrid.

Më shumë detaje do të njihen përpara premierës dhe jo më vonë se para 10 dhjetori, kur do të paraqitet zyrtarisht modeli i ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme