E martë, 15 Nentor 2016 – Sakte.net /
Mnistria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 17 nëntor do të fillojë furnizimi i qytetarëve me targa të automjeteve.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se sot më 15 nëntor 2016, është bërë furnizimi me targa të automjeteve”.
“Gjatë ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta. Ndërsa nga data 17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, bën të ditur kjo ministri.