Media zvicerane thumbon shqiptarët: Protestat kundër Gruevskit ishin multi-etnike, por politika problemin e kthen përsëri në etnike

A është tejkaluar momenti i krizës? Përpara disa muajve mendohej se pas zgjedhjeve Maqedonia do çlirohej nga rrënjët e thella të ndarjeve etno-politike.  Megjithatë krijimi i qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit kërcënon dhënien fund të krizës politike. Partitë etnike shqiptare me ndihmën e Tiranës kanë nënshkruar një platformë të përbashkët. Përkatësia etnike duhet të mbetën kategoria e parë politike, shkruan fillimisht media më e shquar zvicerane NZZ.

Mobilizimi përpara zgjedhjeve kishte një trend të ri. Partitë kërkonin votën përmes premtimit për një drejtësi më të mirë, barazi dhe dinjitet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse janë maqedonas ose shqiptarë. Disa përjashtime kishte.  Jo më barriera etnike dhe horizonte të ndara mes sferës shqiptare dhe maqedonase, por qytetarë që kërkonin të jenë ose jo pjesë e klientës së elitës politike.

 Parakushti për këtë konfigurim të ri është krijimi një krize të re. Dy partitë kryesore – konservatorët e OBRM dhe partia shqiptare BDI – dukeshin të pamposhtuara dhe fitonin zgjedhjet bindshëm për dhjetë vjet. Ata kontrollonin ekonominë, sistemin gjyqëor dhe mediat, që ua mundësonin lehtë fitoret në çdo palë zgjedhje.  Frustrimi i shumë qytetarëve mbi arrogancën  e pushtetit dhe publikimi i  përgjimeve audio-vizive,  ku koalicioni nën udhëheqjen e Nikola Gruevskit kishte manipuluar gjyqësorin dhe mediat si dhe falsifikuar zgjedhjet, ngriti shqetësimet e mbështetësve ndaj qeverisë.

Protestat ishin multi-etnike. Përherë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur kishte lëvizje ku shqiptarët dhe maqedonasit qëndronin dhe luftonin bashkë kundër elitës sunduese. Zgjedhjet e 11 dhjetorit sollën një sensacion të vogël.  Se partia sunduese do humbte votat ndjeshëm, kjo ishte e pritshme. Por përherë të parë shqiptarët do votonin masovikisht LSDM dhe jo BDI. Përfaqësuesit e “tyre” në qeveri. BDI humbi gjysmat e votuesve, ndërsa OBRM dhe LSDM kishin rezultate të ngushta 51 dhe 49 respektivisht. Megjithatë tre partitë shqiptare kanë rolin e “King Maker”. Tentativa për të shfrytëzuar rastin dhe të zgjidhen të gjitha problemet shqiptare (rreth 25%) është mjaft i madh.  Megjithatë kjo i jep fund premtimeve të eksperimentit të politikës jo-etnike.

Ishte Edi Rama, kryeministri shqiptar, që inicoi këtë politikë etnike. Partitë shqiptare u zotuan që të mbështesin atë parti maqedonase që zbaton platformën e tyre duke e ndryshuar Kushtetutën. Gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në gjithë territorin, shqiptarët të marrin pjesë në zgjidhjen e kontestit të emrit, ndarja proporcionale e buxhetit në komunat shqiptare dhe fillimi i diskutimit për ndryshimin e simboleve shtetërore.  Mes tjerash edhe zgjatja e punës së Prokurorisë Speciale.

Është një traditë problematike e Ballkanit, që minoritetet kthehen me shikim nga “Mëmëdheu” duke e shohin atë si “mbrojtësin” e bashkëkombasve jashtë kufirit. Në të njëjtën mënyrë shikojnë edhe serbët dhe kroatët e Bosnjës drejt Beogradit dhe Zagrebit.  Megjithatë kjo minon legjitimitetin e dobët të shteteve multi-etnike dhe rolin e tyre si qytetarë të shtetit.  Ama për politikanët e Mëmëdheut, kjo përzierje është e mirë se ardhur, për t’u etiketuar si mbrojtësit e kombit të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme